0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qeveria Kurti: Dy vija të kuqe për dialogun Kosovë- Serbi

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka vënë dy vija të kuqe në dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: temë e dialogut nuk mund të jenë çështje që lidhen me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe nuk do të dialogohet as për çështje që lidhen me rregullimin dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës.

Një përcaktim i këtillë është shprehur në Programin Qeverisës, të miratuar në mbledhjen e së premtes, e në të cilin janë identifikuar dy temat që refuzohet të vihen në tryezën e negocimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

- Advertisement -

Mbështetur në këtë, në prag të fazës së negociatave që për synim kanë marrëveshjen përfundimtare, ekzekutivi është pozicionuar kundër çfarëdo “korrigjimi të kufirit”, pro të cilit ishte presidenti Hashim Thaçi, e edhe kundër Asociacionit të Komunave Serbe, mekanizëm që Serbia insiston që të ketë kompetenca ekzekutive.

Karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm”, thuhet në Programin e Qeverisë, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”.

“Krijimi i një pushteti të tretë administrativ për vendbanime me popullsi të veçanta etnike është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, nuk do të përkrahet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit