1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Qeveria miraton masat e reja, kthehet ora policore

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid që do jenë në fuqi deri më 13 shtator.

Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në koordinimin me akterë të tjerë institucional kanë shqyrtuar masat aktuale dhe kanë vendosur që nga nesër të ketë masa shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19.

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.

“Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.

Poashtu, Vitia njoftoi se është marrë vendim që gastronomia të punojë vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambientet të jashtme.

- Advertisement -

“Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara që të punojnë vetëm me staf esencial deri me datën 13 shtator. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, pas kësaj date të gjitha këto insitucione duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që tu lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më tutje Vitia.

Ndër masat e marr sot në mbledhjen e qeverisë është edhe kufizimi i orarit të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.

- Advertisement -

Vitia ka njoftuar se do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inspektues , teksa komunat në shkallë 90% sipas kërkesave të tyre në ditët në vijim do të furnizohen me barna esenciale.

Poashtu Vitia ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.

“Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikëkalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia.

Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë qenë të detyruar që të marrin këto masa. Ai tha se këto masa kanë pë qëllim uljen sa më të shpejtë të rasteve pozitive me Covid-19.

“Jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv të marrim edhe masa kufizuese, që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes dhe pastaj të uljes së tij. Për ta ndaluar përhapjen e virusit tek moshat e reja jemi të detyruar që ta shtyjmë vitin e ri shkollor. Ruajtja e shëndetit kërkon që ta sakrifikojmë përkohësisht lëvizjen tonë deri në përmirësimin e gjendjes”,, ka thënë Kurti.

Më tutje, kryeministri u shprehu ngushëllime të gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre si pasojë e këtij virusi.

“Që ta zvogëlojmë qarkullimin e virusit me variantin Delta duhet ta zvogëlojmë edhe qarkullim e njerëzve. Deri më 6 shtatori presim që të na arrijnë edhe 650 mijë vaksina. I kemi rritur kapacitet dhe po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që virusi vrastar ua mori më të dashurit. Bashkëndjej me çdo qytetarë që sot po kalon pasojat e infektimit. Ju bëjë thirrje të gjithëve dhe secilit për kujdes të shtuar, e sidomos të rinjve dhe të rejave që posa u shfaqen simptomat të kërkojnë ndihmën e mjekëse”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit