1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë

Rekomandime

Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompani e familjes Devolli.

- Advertisement -

Në një përgjigje për KOHËN nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se heqja e homologimit është nismë e kamotshme e Vetëvendosjes dhe se është e domosdoshme që ky detyrim të hiqetSë shpejti automjetet që importohen nga jashtë nuk do të kenë nevojë që të kryejnë homologimin në Qendrën e Automjeteve të Kosovës “Eurolab”, pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pritet të iniciojë në Kuvend, projektligjin për heqjen e homologimit për automjetet e reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian si dhe nga Zvicra e Norvegjia.

Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompani e familjes Devolli.

Në një përgjigje për KOHËN nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se heqja e homologimit është nismë e kamotshme e Vetëvendosjes dhe se është e domosdoshme që ky detyrim të hiqet.

- Advertisement -

“Përkrah Programit të Qeverisë po finalizohet edhe Programi Legjislativ i Qeverisë. Të dy dokumentet do të bëhen publike shumë shpejt. Projektligji në fjalë është nismë e kamotshme e LV-së dhe është i domosdoshëm. Obligimi për homologim duhet të hiqet sepse ky shërbim është i panevojshëm dhe i paarsyeshëm duke qenë se nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për sigurinë e automjeteve, dhe për shkak të monopolit që ekziston mbi këtë shërbim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë Kurti.

Projektligjin për heqjen e homologimit, Vetëvendosje e kishte shtyrë para gjashtë herë në Kuvend, por në të gjitha rastet kishte dështuar të miratohet për shkak të mungesës së mbështetjes nga partitë e tjera. Kjo ishte bërë përmes ndryshim- plotësimit të Ligjit për Automjete.

- Advertisement -

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj, thekson se nëse Vetëvendosje synon ta marrë sërish nismën e njëjtë, gjatë kësaj legjislature nuk do ta ketë problem miratimin e saj për shkak që tashmë ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend.“Tanimë është më se e qartë që Lëvizja Vetëvendosje vetëm i ka numrat dhe ka një shumicë parlamentare aq të sigurt që opozita nuk mund ta rrëzojë në asnjë mënyrë as si Qeveri, por nuk mund t’ia ndalojë as çfarëdo iniciative ligjore që ndërmerr”, ka thënë ai.

Sipas Kadrijajt, homologimi i automjeteve nga një kompani e vetme ka krijuar monopol.“Ka qenë në njëfarë mënyre monopol që në ekonominë e tregut nuk lejohet, është dashur që së paku të jenë tri oferta që cilado që të jetë me çmim më të favorshëm ta marrë homologimin”, ka deklaruar ai.

Pro heqjes së homologimit ka qenë edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me arsyetimin se barrierat e tilla të tregtisë janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) kishte gjetur se disa nene të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Infrastrukturës për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore, kanë rënë ndesh me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Për heqjen e homologimit, para iniciativës për ndryshim të Ligjit për Automjetet, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, në qershor të vitit 2019 kishte nisur një peticion ku ishin mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime.Sipas Vetëvendosjes, qytetarët shpenzojnë rreth 4 milionë euro në vit për homologim dhe sipas kësaj llogarie që nga viti 2008, Kompanisë “Eurolab” i janë dhënë mbi 50 milionë euro për këtë shërbim.Lidhur me paralajmërimin e Vetëvendosjes për heqje të homologimit, KOHA ka kërkuar komente edhe nga Kompania Eurolab, por zyrtarë të saj nuk janë deklaruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit