4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Qeveria sapo mori vendim: Hiqet taksa ndaj lëndës së parë që vjen nga Serbia

Rekomandime

Është miratuar heqja e taksës me shumicë votash sot në mbledhjen e Qeverisë, pa votat e LDK-së dhe me abstenimin e Listës Serbe, merr vesh Koha.Kjo do të thotë se taksa do të hiqet për lëndën e parë, derisa nga 1 prilli pritet të hiqet tërësisht.Mbledhja është mbajt në distancë, bazuar në rregullore.

- Advertisement -

KOHA mëson se ministrave u është përcjellë në email rendi i ditës dhe propozim vendimet.

Ata kanë pasur të votojnë për secilin, përfshirë edhe për heqjen e taksës për lëndën e parë. Sipas rregullores, nëse brenda katër orësh ministri nuk kthen përgjigje atëherë konsiderohet votë për.Propozim vendimet iu kanë shkuar ministrave para orës 15:00, kështu që tashmë kanë kaluar katër orë dhe votimi është mbyllur.

Anëtarët e kabinetit qeveritar nga radhët e Vetëvendosjes kanë votuar të gjithë për, e po ashtu edhe Emilia Rexhepi, nga komunitetet shumicë jo serbe.Dy ministrat serbë kanë abstenuar, kurse anëtarët nga LDK-ja nuk kanë kthyer përgjigje. Sipas një burimi në ZKM, për ministrat e LDK-së do të shënohet që nuk kanë marrë pjesë në votim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit