1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria: Secili që konsumon mbi 600 kWh, do t’u subvencionohen 600 kWh i parë

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh do t’u subvencionohet 600 kWh i parë.

Sipas qeverisë, tarifës së re i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600 kWh, e cila, sipas tyre, po ashtu do të jetë e subvencionuar pjesërisht nga qeveria, ndërsa thanë se nuk është e vërtetë që qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh nuk do të përfitojnë nga subvencionimi.

- Advertisement -

Ndërsa, sa i përket raportit të ZRRE-së për ngritjen e tarifave, qeveria tha se nuk e kanë miratuar atë raport, por do t’i dërgojnë ZRRE-së komentet në lidhje me këtë raport.

Kurse, sa i përket subvencionimit për biznese, qeveria tha se kjo e mbron secilin qytetar të Kosovës, duke parandaluar efektin zinxhir të rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, si dhe sipas tyre, duke mbrojtur sigurinë e vendeve të punës.

Fotografitë më poshtë janë publikuar nga qeveria:

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit