0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qeveria serbe pretendon se tre kisha ortodokse në Zubin Potok i ka plaçkitur një shqiptar i cili qenka arrestuar

Rekomandime

E ashtuquajtura ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ ka publikuar sot përmes një komunikate se një shqiptar ka plaçkitur dhe përdhosur sipas tyre tre kisha serbe në Zubin Potok brenda janarit. Sipas tyre i dyshuari është arrestuar, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas komunikatës së tyre vjedhja e fundit prej tre rresht sa kanë ndodhur në janar ishte kryer fundjavën e kaluar e cila ishte përdhosur poashtu.

Sipas tyre kishat e vjedhura jo vetëm janë vjedhur paratë dhe gjëra tjera me vlerë, por gjatë plaçkës i janë përdhosur dhe thyer reliktet kishtare.
I dyshuari shqiptar – siç e theksojnë -është arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për vjedhjen e këtyre kishave. Nuk ka hollësi të tjera rreth rastit e as të dyshuarit në këtë pretendim.

Në komunikatën e zyrës serbe theksohet konotacioni i motivit etnik dhe ankohen se i gjithë komuniteti shqiptar e paska këtë qasje ndaj trashëgimisë kulturore serbe dhe një pasqyrim i rrethanave të nxitura nga liderët politik në Prishtinë, sipas tyre.

- Advertisement -

Në fund të vitit të kaluar kjo zyrë kishte pretenduar se krimet me motive etnike ndaj serbëve në Kosovë ishin dyfishuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit