1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Qeveria serbe reagon pasi MPJD ia ndaloi hyrjen në Kosovë Petar Petkoviqit

Rekomandime

Qeveria e Serbisë ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për t’ia ndaluan hyrjen drjetorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipa kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, kjo është hera e pestë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.

“Gjëja më e çuditshme në këtë situatë është se ky ndalim ndodh vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje në mënyrë eksplicite Prishtinës që të respektojë marrëveshjet dhe ta lejojë Petkoviqin të vizitojë Kosovën”, tha Bërnabiq.

Ajo ka theksuar se këto veprime nuk çojnë askund.

- Advertisement -

“Unë pyes Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar – deri kur është kështu? Sa kohë mendoni se e toleroni këtë sjellje?”, tha Bërnabiq, duke u kapur, si gjithmonë, edhe me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Sipas Bërnabiqit, Petkoviqi ka njoftuar siç duhet për vizitën që planifikonte ta realizonte në Kosovë.

- Advertisement -

“Kërkoj nga Bashkimi Evropian që të përcaktojë qartë sjelljen e Prishtinës dhe në fund të na bëjë të ditur nëse qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe sigurimi i një jete normale për popullsinë e saj në Kosovë, apo nëse këto janë bisedime që janë qëllim në vetvete”, tha Bërnabiq, shkruan Novosti.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar për Express se ia kanë refuzuar kërkesën kryenegociatorit serb Petar Petkoviq për ta vizituar Republikën e Kosovës më 2 dhe 3 dhjetor. Ky vendim i institucioneve të Kosovës vjen vetëm pak ditë pasi Serbia nuk lejoi që katër ministra kosovarë ta vizitojnë Luginën e Preshevës me rastin e 28 nëntorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit