Horizonti i Brooklyn-it tashmë ka ndryshuar rrënjësisht, pasi qiellgërvishtësi më i madh në vend është plotësisht gati.
Ndërtesa rezidenciale e projektuar nga SHOP Architects, ka plot 93 kate, lartësi 330 metra dhe është vendosur në qendër të Brooklyn-it.
“The Brooklyn Tower” nisi të ndërtohet që në vitin 2018 dhe ka kushtuar plot 750 milionë dollarë.
Pjesa e jashtme e ndërtesës, e kombinuar me çelik, inoks, bronz dhe qelq, ka thyer pritshmëritë e të gjithëve, duke sjellë një qiellgërvishtës të veçantë ku shkrihet funksionaliteti dhe arkitektura bashkëkohore.