1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qindra biznese ruse – për t’iu ikur sanksioneve – kanë gjetur strehë në Serbi

Rekomandime

Që nga fillimi i Iuftës në Ukrainë, 323 entitet legale janë regjistruar në Serbi dhe shumica e themeluesve janë nga Federata Ruse, shkruan media hulumtuese VOICE (Qendra për kërkime dhe analiza në Vojvodinë).

“Vetëm në mars, një mesatare prej nëntë kompanish regjistroheshin çdo ditë, derisa vetëm me 1 prill, janë regjistruar 27 të tilla”, thuhet në shkrimin e VOICE, pas hulumtimit të bërë.

- Advertisement -

Më shumë se gjysma e tyre, 169, janë regjistruar si kompani për programim kompjuterik. 264 nga totali janë regjistruar në Beograd, kurse 48 në Novi Sad.

62 nga këto kompani kanë adresë të njëjtë. 22 prej tyre që kanë dhënë adresë të njëjtë si lokacion, janë regjistruar vetëm brenda një dite, me 25 mars.

Organizata investigative që ka bërë hulumtimin VOICE, është një organizatë e themeluar nga gazetarë të pavarur.

- Advertisement -

VOICE është themeluar në vitin 2014 duke provuar kështu të bëjë kërkime dhe gazetari të pavarur në një Serbi që është e mbushur me media të kontrolluara nga pushteti.

Grafikoni i regjistrimit te kompanive ruse

Lajmin e VOICE e ka shpërndarë në Twitter edhe Blerim Vela, Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

“Serbia është parajsë për biznese të Rusisë që shmangin sanksionet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe”, ka shkruar ai.

“Serbia nuk ka aplikuar asnjë nga sanksionet e botës perëndimore për Rusinë. Mbetet pro ruse derisa kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Shteti serb – dhe në përgjithësi politika atje dhe qytetarët – është shteti i vetëm që gjendet gjeografikisht në Evropë (përjashto Bjellorusinë) që është deklaruar në përkrahje të agresionit rus në Ukrainë.

Ka pasur edhe protesta në rrugë në mbështetje të Rusisë dhe me parulla kundër shteteve të Perëndimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit