1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

QKUK drejtë kolapsit: Më pak se 100 vende të lira për pacientët me Covid-19

Rekomandime

Kapacitetet në shtretër për pacientët e prekur me Covid-19 janë duke mbaruar në QKUK. Aty kanë mbetur vetëm edhe 100 shtretër të lirë për të sëmurët me koronavirus. E një situatë e tillë po konsiderohet shumë shqetësuese nga menaxhmenti i QKUK’së.Ushtruesja e detyrës së drejtorësh në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se në SHSKUK janë të spitalizuar 598 pacientë.“Në gjendje të rëndë kritike janë 43 pacientë me respiratorë dhe citat, 385 janë në oksigjenoterapi ndërsa të konfirmuar me COVID-19 dhe të shtrirë në klinika dhe spitale janë 385.

- Advertisement -

Në QKUK janë 224 pacientë të spitalizuar, ndërsa në spitalet regjionale janë 161 pacientë”, ka thënë Ajazaj-Berisha.Ndryshe sot janë konfirmuar 276 raste të reja me COVID-19 në vend, i cili është numri më i madh i konfirmuar deri më tash që nga fillimi i pandemisë. 8 paciente te tjere kane vdekur si pasoje e Covid-19 gjate 24 oreve te fundit.Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit