1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Qumështorja “Drena” i hakmerret djalit të dëshmorit vetem së u rreshtua në krah të Bekim Jasharit

Rekomandime

Pas  shpalljes së zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe bërjes publike të kandidaturave për kryetar dhe asambleistë,  kompani të caktuara, të afërta me parti politike kanë filluar të hakmerren ndaj punëtorëve të tyre, të cilët politikisht përkrahin individ apo parti tjetër.

- Advertisement -

Rast i tillë ka ndodhur një ditë më parë në Skenderaj, ku kompania “Rukolli”, përkatësisht qumështorja “Drena”, e afërt me Partinë Demokratike dhe Sami Lushtaku, e cila pasi ka kuptuar që punëtori i saj Besnik Ahmeti, është rreshtuar në përkrahje të Bekim Jasharit dhe është kandidat për asamble komunale, ka vendosur që të njëjtin ta pushoje nga puna pas shumë viteve punë në këtë kompani.

Besnik Ahmeti është djali i her.oit, komandantit Malush Ahmeti nga fshati Rezallë, i cili ishte edhe bashkëIuftëtar i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Për kandidimin e Besnik Ahmetit për asamble Komunale nga lista e Bekim Jasharit, ky i fundit ka shkruar në rrjetin social facebook, duke thënë se “Dikur prindërit bashkë për çlirim, sot Ne bashkë për zhvillim ekonomik”.

- Advertisement -

Veprime të tilla të individëve të caktuar kundër një djali të dëshmorit dhe të riut që doli në përkrahje të djalit të Hamëz Jasharit, bashkëIuftëtarit të babait të tij, nuk i bëjnë nder demokracisë që synojmë ta ndërtojmë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit