1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Quni tregon për një bisedë me votuesin e LVV-së në fushatë: Filloi të më bindte

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Anton Quni tha se nuk e ka besuar se mund t’i flasë kryeministrit Albin Kurti për çështjet e energjetikës.

Pasi e mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për krizën e rrymës, Quni tha se kryeministrit ka menduar se mund t’i flasë me kompetencë vetëm për çështje të sigurisë.

- Advertisement -

“Gjithnjë kam menduar se si ushtarak mund të dal të flas para jush me kompetencë për çështjen e sigurisë. Nuk e kam besuar asnjëherë që do të kem nevojë me dalë me folë edhe për çështjet e energjetikës, veçanërisht që kryeministri vjen me profesion nga kjo fushë”, tha ai.

Quni tregoi për një bisedë me një votues të LVV-së që tha se e kishte bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai tha se votuesi ishte i bindur se me Kurtin kryeministër, rryma do të ishte pothuajse falas.

“Ai këmbnguli se njeriu i duhur për Kosovën është Albin Kurti. Kërkova të ma arsyetojë. ‘Ka me e luftu krimin, korrupsionin, liberalizimi i vizave, integrimet, etj, dhe në fund e potencoi, tha ‘thuajse rrymën do ta kemi falas’.

- Advertisement -

Thash nga kjo. Tha po ka premtuar se do të kemi lirim. Ne tani pothuajse e kemi falas, plus kur ta bëjë lirimin kryeministri, sikur ajrin që e konsumojmë, ashtu edhe rrymën”, tha ai.

Quni tha se deri atëherë s’e kishte ditur se cili është profesioni i kryeministrit. Kur e kuptoi, tha se kishte nisur t’i besonte atij votuesi, së paku për çështjen e çmimit të rrymës.

- Advertisement -

“Me të vërtetë në atë kohë s’e dija se nga cili profesion vjen kryeministri dhe nga ai e kuptova se është inxhinier i elektros dhe për me ju tregu drejt, me qenë i sinqertë me ju, fillova edhe unë me besu së paku për këtë çështjen e fundit”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit