“Black Friday”, e përkthyer si “e premtja e zezë”, është ndër ngjarjet më të mëdha botërore në rrafshin ekonomik e tregtar.
Në të premten e fundit të muajit nëntor, bizneset, respektivisht dyqanet, mbushen me mallra, e çmimet i ulin për blerje masive. E konsumatorët “bllokojnë” dyqanet për t’i blerë produktet ushqimore, kozmetike, e veshjet me çmime sa më të lira.
Kjo ngjarje u shënua sot edhe në Kosovë.
Qytetarë të shumtë janë parë në qendra të ndryshme tregtare për t’i shtrytëzuar zbritjet e kësaj dite.
Gjatë furnizimit me gjëra në shumë dyqane është bërë një rrëmujë e madh marrë parasysh edhe numrin e madh të qytetarëve që kanë dal për shitë-blerje.
Në pamje të dërguara në Demos mund ta shihni rrëmujen e madhe në një dyqan: