0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Qytetarët e Kosovës ende nuk pa viza turistike nga vendet e Evropës Perëndimore

Rekomandime

Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve që kanë vendosur shtetet evropiane dhe ato në rajon, qytetarët e Kosovës për më shumë se një vit nuk kanë mundur të marrin viza turistike.

- Advertisement -

Përkundër paralajmërimeve se do të lejohen vizat turistike nga muaji qershor, një gjë e tillë ende nuk është vendosur. Përveç rasteve urgjente, kosovarët nuk mund të lëvizin në asnjë vend ku kërkohen vizat.

Ambasada gjermane në Prishtinë, ka thënë se për shkak të kufizimeve aktuale në Gjermani, turistët ende nuk lejohen.

“Për shkak të kufizimeve aktuale udhëtimet për qëllime turistike ende nuk janë të lejuara. Si rezultat, në këtë kohë nuk mund të aplikohet, e as të lëshohen vizat turistike. Tani për tani nuk mund të japim ndonjë parashikim se kur mund të hiqen kufizimet”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.

- Advertisement -

Po ashtu, edhe Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë kanë theksuar se kufijtë janë të mbyllur, dhe se nuk japin viza turistike.

“Ju informojmë se kufijtë grekë aktualisht janë të mbyllur deri në një njoftim tjetër”,

- Advertisement -

Vlen të përmendet se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes, ku liberalizimin e vizave është premtuar se do realizohet nga të gjitha qeveritë e kaluara e po ashtu edhe qeveria Kurti ka premtuar se do të zgjidhë çështjen e vizave.

Ndryshe, Qeveria në Kosovë javë më parë ka lehtësuar masat antiCOVID, ku ka larguar orën policore dhe ka zgjatur orarin për bizneset, ndërkohë po vazhdon vaksinimi i qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit