1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qytetarët ia mësyjnë Serbisë për vaksina, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se nuk janë përgjegjës

Rekomandime

Derisa shumë qytetarë po marrin rrugën drejt Serbisë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për shkak që një gjë të tillë nuk po mund ta bëjnë në vend, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ata nuk janë përgjegjës për vaksinimin e qytetarëve në vendet tjera. Po kjo ministri kritikohet për mossigurimin e vaksinave të mjaftueshme, në mënyrë që të gjithë qytetarët të vaksinohen në vend.

“Në mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, qytetarët e Kosovës po detyrohen t’i drejtohen institucioneve shëndetësore të shtetit serb për tu vaksinuar. Sot, mora dozën e dytë të vaksinës Pfizer në Preshevë”, kështu është shprehur sot Arta Neziri-Nuhiu, asambliste në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e AAK’së.

- Advertisement -

Ajo ka deklaruar se përveç se atje është vaksinuar thuajse e tërë popullsia, ata po mund të përzgjedhin edhe cilën vaksinë dëshiron ta marrësh.

Si Neziri-Nuhiu, Express ka mësuar se edhe shumë qytetarë tjerë po marrin rrugën për në Serbi, konkretisht në Rashkë e Novi Pazar, për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Për shkak që Qeveria e Kosovës e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë siguruar mjaftueshëm vaksina që edhe ata të vaksinohen, ata po vaksinohen në Serbi.

- Advertisement -

E kjo duket se nuk po e shqetëson Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se nuk janë përgjegjës për vaksinimin e qytetarëve në vendet tjera.

- Advertisement -

“MSh është përgjegjëse për vaksinimin e qytetarëve të saj në territorin e Republikës së Kosovës. MSh nuk është përgjegjëse për vaksinimin në vendet e tjera”, kanë thënë zëdhënës për media në këtë ministri për Express.

Nga MSH kanë deklaruar se fluksi i madh i të interesuarve sot për vaksinim në Prishtinë dhe vaksinimi i të moshuarve mbi 65 vjeç është lajm i mirë për qytetarët.

Sipas kësaj ministri, ky proces do të intensifikohet ditëve në vijim deri në arritjen e vaksinimit të 60 për qind të popullsisë.

“Fluksi i madh i të interesuarve sot për vaksinim në rajonin e Prishtinës dhe fillimi i vaksinimit me moshën 65 vjeç e lart është lajm i mirë për popullatën kosovare dhe në ditët në vijim ky proces do të intensifikohet deri në arritjen e objektivit për vaksinimin e 60% të popullatës”, është thënë nga MSH.

Ndërsa, Gazeta Express ka marrë vesh nga burime të veta se qytetarët po përdorin dokumente të vjetra, ato të Jugosllavisë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Serbi. E këtë po e bëjnë pa asnjë problem.

Derisa Ministria e Shëndetësisë nuk po siguron vaksina për të gjithë qytetarët, deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë fajësuar atë për vaksinimin e qytetarëve në Serbi.

Kujtojmë që qytetarë të shumtë nga Kosova, që nga fillimi i këtij viti kanë marrë rrugën për në Serbi për t’u vaksinuar kundër virusit COVID-19.

Disa prej tyre tashmë kanë filluar ta marrin edhe dozën e dytë atje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit