Në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, ka pasur jo pak intervenime të policisë, të cilët me orar 12 orësh po sigurojnë dhe mbrojnë qytetarët e Kosovës.
E një intervenim Njësia Speciale kanë bërë në orët e natës së sotme edhe në Kaçanik, saktësisht në të kafeneve ku ishin grumbulluar disa qytetarë.
Në disa imazhe të publikuara në media lokale, shihen edhe turma e të rinjëve e makina të parkuara ku si përherë në çdo Bajram të rinjtë dalin për të ecur apo për të qëndruar në kafene, teksa në anën tjetër shihet furgoni i Njësisë Speciale.
Ndryshe, ende nga institucionet përkatëse po bëhet apel që të respektohen rregullat e IKSHPK-së, në të kundërtën ka edhe gjoba./