Kur Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, doli në konferencë me kryetarin e Ferizajt, dis qytetarë u dëgjuan tek brohorisnin për Kurtin.
Kryeministri Kurti, në vazhdën e vizitave nëpër komuna të Kosovës, ka qëndruar sot në Ferizaj.
Ai bashkë me kryetarin e komunës, Agim Aliu, që vjen nga PDK’ja, dolën në konferencë pas diskutimeve që i patën.
Në oborrin e komunës filluan disa brohoritje për Kurtin e Aliu i tha kryeministrit se “janë militantë të Vetëvendosjes”./Express/