2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Qytetari mysliman: Përpara Ramazani u kanë 3 ditë, këta të lSlS-it e ka lanë 30 ditë

Rekomandime

Po bëhen tash e një muaj kur besimtarët myslimanë kanë hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Siç dihet tanimë agjërimi i këtij muaji është njëri nga hapat e rëndësishëm për përmbushjen e pesë kërkesave të Zotit.

- Advertisement -

Një numër i madh i myslimanëve që jetojnë në Kosovë e agjërojnë komplet këtë muaj që do të thotë privohen nga ngrënia e ushqimeve, konsumimi i ujit apo çfarë do pije tjetër, largimi nga veprat e këqija, largimi nga fyerjet ndaj njëri-tjetrit, e shumë vese tjera që konsiderohen të këqija për vetën dhe shoqërinë.

Ka disa qytetarë të tjerë që nuk e agjërojnë këtë muaj, bile njëri prej tyre shprehet edhe kogja rëndë për agjërimin.

“Përpara Ramazani u kanë 3 ditë, këta lSlS-at me mjekërr, qëta idiotat e kanë bërë 30 ditë se kanë dashtë me e shtrengu popullin, me e shti në disiplinë e kanë bërë 30. A unë nuk e ninojë fare, as pesë pare si jepi për të”, u shpreh një qytetarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit