1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Qytetari rrëfen se si kryetari i Komunës së Ranillugut e pushoi nga puna pasi refuzoi ta votojë Adriana Hoxhiqin

Rekomandime

Bojan Markoviq thotë se kryetari i Komunës së Ranillugut e pushoi nga puna pasi që ai refuzoi ta votojë Adriana Hoxhiq.

Kjo është një ndër qendrat e votimit në Komunën me shumicë serbe Ranillug.

- Advertisement -

E brenda kësaj qendre po dyshohet të jenë kryer manipulime me vota.

Këtu më datën 14 shkurt në ditën e zgjedhjeve po thuhet që serben votuan edhe përkundër vullnetit të tyre.

Krejt kjo ndërlidhet me fitoren e Adriana Hoxhiqit në komunat me shumicë serbe derisa ajo vetë i përket komunitetit boshnjak.

- Advertisement -

Personi i cili ishte asistent rezervë në zgjedhjet e 14 shkurtit Bojan Markoviq po ngrit akuza ndaj kryetarit të Ranillugut Vlladica Aritonoviq me pretendimet se ai e kishte detyruar ta votojë Adriana Hoxhiqin.

Në pamje shihet fletëvotimi që Markoviq pretendon se i erdhi nga kryetari.

- Advertisement -

Madje Markoviq thotë se Vlladica Aritonoviq e pushoi nga puna kur ai refuzoi ta votojë Hoxhiqin.

Televizioni 7 gjatë ditës ka qëndruar në Komunë, për të kërkuar një qëndrim mbi këtë çështje nga vetë kryetari Aritonoviq, por i njëjti nuk ndodhej në objektin e komunës.

Por kjo është çka thanë nga komuna e Ranillugut për krejt këto akuza.

E pas kësaj Nedeljkoviq bëri disa thirrje në lidhje me atë që kish ndodhur, por pa përgjigje për media.

E për këto pretendime, gjatë ditës ka folur vetë Adriana Hoxhiq.

Sipas saj është gjë e mirë nëse Markoviq ka refuzuar çdo lloj imponimi të votës.

Gjatë së premtes Bojan Markoviq ndryshoi numrin e tij, dhe dyshohet që ai të ketë udhëtuar për Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit