4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Qytetari vullnetar: Me kënaqësi e paguaj gjobën 2 mijë € për Lushtakun, falë tij dhe shokëve jetojmë të lirë!

Rekomandime

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur sot fajtor për kanosjen ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

- Advertisement -

Gjykata i ka shqiptuar Lushtakut gjobën 2 mijë euro, të cilin mund ta paguajë me dy këste mujore në afat kohor prej 2 muajsh.

Mirëpo, për këtë gjobë ka shprehur dëshirë një vullnetar që t’ia paguajë. Bëhet fjalë për Taulant Thaçin, i cili në një koment në Facebook ka thurur lavde për Lushtakun.

- Advertisement -

“Gjeneral, me kënaqësi këtë gjobë ta kisha pagu unë, se falë teje dhe shokëve tu ne jetojmë të lirë!. Të jam mirënjohës! Të rujtë Zoti!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit