2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Racist dhe krenar: Vulin e quan të drejtë përdorimin e fjalës “shiptarima”

Rekomandime

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare mund të reagojë në lidhje me deklaratat të tij, siç ka kërkuar ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Megjithatë, ai shton se ndërkombëtarët duhet të reagojnë edhe për sulmin e fëmijëve në Bernicë.

Vulin, duke reaguar ndaj komenteve të ministres Haradinaj – Stublla, e cila deklaratat e ministrit serb të Mbrojtjes, i ka konsideruar të papranueshme, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të mos hesht.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të reagonte edhe rreth sulmeve mbi fëmijët serbë në Bërnicë të Poshtme, meqë Asociacioni i Komunave Serbe ende nuk është formuar, si dhe për shkak se qysh më 1999 në Kosovë, sipas tij, janë vrarë mbi një mijë serbë e joshqiptarë, ndërsa askush nuk është përgjigjur për këtë.

Vulin tutje ka thënë se populli serb krenohet me emrin e vet dhe nuk kërkon nga të tjerët që ta quajnë me emër tjetër nga ai që e quan vetë.

“Se Haradinaj – Stublla turpërohet që është “shiptarkë” nuk duhet të zemërohet në mua. Ashtu siç e quajnë veten do t’i quaj edhe unë, kur nga gjuha e tyre ta heqin fjalën “shqiptar” edhe unë do t’i quaj ashtu si do ta quajnë veten. Dhe deri atëherë do të respekto adetet dhe gjuhën e tyre, dhe “shqiptarët” do t’i apostrofoj me respekt ashtu siç e quajnë veten “shqiptari”, shprehet Vulin, duke preferuar pezhorativin fyes që populli i tij e ka përdorur dhe vazhdon ta përdor për fqinjët shqiptarë, ndryshe nga fqinjët e tjerë sllavë që i quajnë albanci, shkruan B92.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit