1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rada Trajkoviq: Ivanoviqi nuk është më, Veselinoviqi dhe Radoiçiqi u bënë milionerë

Rekomandime

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e politikanit serb Oliver Ivanoviqit, në një intervistë për gazetën Nova ka folur për historikun e mbytjes së Ivanoviqit më 16 janar 2018. Trajkoviq thekson se vra sja e Ivanoviqit nuk do të zbardhet pa u ndërruar qeveria serbe.

Trajkoviq tha se qeveria në Beograd dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e pengojnë procesin e zbardhjes së kësaj vrajeje, duke i mbrojtur Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin. Të dy këta, së fundmi u sanksionuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe sipas Trajkoviq, pas vra ajes së Ivanoviqit, ata arritën të bëhen milionerë.

- Advertisement -

“Autoritetet shtetërore nga Beogradi janë të përfshirë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në pengimin e procesit për vr asjen e Oliverit dhe po përpiqen në çdo mënyrë t’i mbrojnë njerëzit që dyshohet se e kanë organizuar atë. Kjo shihet në qëndrimin ndaj Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit. Që nga dita e kryerjes së asaj vepre krlmlnale, ata u bënë milionerë në Serbi. Dhe si? E pra, ia dolën sepse kanë mbështetjen e organeve shtetërore të Serbisë – Qeverisë, Vuçiqit dhe qarqeve të caktuara të BIA-s. Ajo që dimë të gjithë është se në momentin që procesi për vr asjen e Oliverit trajtohet më seriozisht, qeveria në Beograd duhet të bjerë”, tha ajo.

“ Raporti amerikan flet shumë për lidhjen e KRlMlT, BIA-s dhe politikës, gjë që në fund shihet nga fakti se Radojiçiq dhe Veselinoviq u bënë milionerë për vr asjet e Oliverit, të gjitha punët i marrin nga shteti. Në një kohë, Marko Jaksiq kishte deklaruar se disa anëtarë të familjes Vuçiq ishin te Radoiçiq, duke e festuar ditëlindjen”, shtoi Trajkoviq.

Ajo theksoi se deklaratat e Vuçiqit për vr asjen dhe veçanërisht për kalibrin e pIumbin që e la atë të vd ekur, nuk ishin në përputhje me gjendjen reale. Kjo, sipas saj u tha nga mjekët.

- Advertisement -

Trajkoviq tha se lidhjen e Vuçiqit me këtë KRlM e bën edhe fakti që një deklaratë e saja dhënë në prokurori për këtë rast, ishte prezantuar nga presidenti serb në një konferencë për media.

“Në atë mënyrë më thirri drejtpërdrejt që të jem përgjegjëse për të gjithë personat që u arrestuan nën dyshimin se kanë marrë pjesë në organizimin e vr asjes së Oliver Ivanoviqit”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit