-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Raketa amerikane HIMARS eleminon popin e Putinit në Ukrainë, ai i kishte bër thirrje grave ruse të dërgonin djemtë tyre në Iuftë

Rekomandime

Një prift rus, i cili inkurajonte gratë të kishin më shumë foshnje, në mënyrë që të ndiheshin më pak të shqetësuara për dërgimin e djemve të tyre për të Iuftuar në Ukrainë, është eleminuar në fushën e betejës, njoftoi të dielën Kisha Ortodokse Ruse

- Advertisement -

Kryeprifti Mikhail Vasilyev vdiq “gjatë kryerjes së detyrave baritore në zonën e operacionit special ushtarak në Ukrainë në mëngjesin e 6 nëntorit”, tha Kisha Fashiste në një deklaratë.

Vasilyev, 51 vjeç, vdiq nga plagët e marra në copëza e raketës amerikane HIMARS e furnizuar nga SHBA, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Divizioni i Sulmimit Ajror të 76-të të Gardës së Trupave Ajrore.

Kryeprifti kishte shërbyer në kishën e Shën Barbara Dëshmorit të Madh dhe të nderuarit Ilya Muromets jashtë Moskës.

- Advertisement -

Vasilyev shërbeu gjithashtu si këshilltar i zyrtarit të lartë të Kishës Ortodokse Ruse, i ngarkuar me bashkëpunimin me Forcat e Armatosura.

Kisha tha në një deklaratë se Vasilyev kishte vizituar disa zona konflikti si pjesë e shërbimit të tij, duke përfshirë Sirinë, Çeçeninë, Kosovën dhe Bosnjën.

- Advertisement -

Në fund të tetorit, Vasilyev fitoi vëmendjen e medias për një intervistë televizive, ku ai këshilloi gratë ruse të “të jenë të frytshme dhe të shumohen” përballë urdhrave të mobilizimit të Presidentit Vladimir Putin për Iuftën në Ukrainë.

Kisha Fashiste Ruse ka mbështetur me zë të lartë Iuftën në Ukrainë nën udhëheqjen e aleatit të Putinit, Patriarkut Kirill, i cili është nën sanksionet britanike dhe kanadeze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit