1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Raketa hapësinore: Nëse realizohet premtimi i Kokajt të VV-së, Kosova bëhet shteti i 12 në botë

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka deklaruar se do të lansohej një raketë në hapësirë gjatë Qeverisë Kurti në kuadër të një projekti shkencor që është duke e bërë. Por, cilave shtete të botës do t’i bashkohej Kosova nëse kjo arrihet?

Sputnik 1 isht sateliti i parë që u vendos jashtë orbitës së Tokës nga raketa “Sputnik-PS” dhe që u lansua në Baikonur të Bashkimit Sovjetik [sot, Kazakistan] më 4 tetor të vitit 1957.

- Advertisement -

Në atë kohë po ndodhte “Lufta e Ftohtë” ku përfshihej edhe lufta për kontrollimin e Hapësirës. ShBA-të do ta arrinin me sukses këtë mision vetëm më 1 shkurt të vitit tjetër [1958], përcjell Periskopi.

Do të duheshin më shumë se shtatë vjet që një shtet tjetër përveç Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik të mbërrinte në Hapësirë. Ishte Franca, që nga trolli i Algjerisë, më 26 nëntor 1965 vendosi satelitin Asterix nga raketa Diamant A.

Shtetet e tjera që në vitet dhe dekadat që vijuan arritën ta bënin një punë të tillë ishin Japonia [1970], Kina [1970], Mbretëria e Bashkuar [1971], Agjencia Hapësinore Evropiane [1979], India [1980], Izraeli [1988], Ukraina [1991], Rusia [1992], Irani [2009], Korea e Veriut [2012], Korea e Jugut [2013] dhe Zelanda e Re [përmes një prodhuesi privat. 2018].

- Advertisement -

Kjo nënkupton që nëse Kosova ia del mbanë që ta lansojë raketën në orbitën e tokës dhe të vendos satelitin atëherë do të bëhej vetëm shteti i 12 në botë nëse ndonjë shtet tjetër nuk e arrin me sukses një gjë të tillë ndërkohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit