2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Raketa kineze po i afrohet tokës, a duhet të kenë shqetësim njerëzit e vendit ku do të bjerë ajo

Rekomandime

Raketa e madhe kineze, që është jashtë kontrollit dhe është vendosur të rikthehet në atmosferën e Tokës këtë fundjavë, ka sjellë një situatë alarmante, por jo të pazakontë.

- Advertisement -

Ka një numër rastesh kur mbeturinat hapësinore janë rrëzuar në Tokë, përfshirë vitin e kaluar, kur nga një raketë tjetër ranë mbeturinat mbi fshatrat e Bregut të Fildishtë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht jo dëme njerëzore.

Lajmi i mirë është se mbeturinat në përgjithësi paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë e njerëzve.

Mbetjet e raketës kineze janë drejt rënies së lirë në Tokë. Pjesa më e madhe e saj është shpërbërë, por segmenti kryesor 18 tonësh ka hyrë në Tokë.

- Advertisement -

Parashikimi i disa orëve më parë sugjeronte se do të bjerë në Itali. Por parashikimi i fundit, i publikuar nga CNN sqaron se Ushtria Amerikane thotë se mund të bien mbi Turkmenistanin e Azizë Qëndrore, New Yorkun e Jugut, Afrikë, Australi, Portugali, Greqi, Itali dhe Spanjë këtë fundjavë.

A duhet që njerëzit të marrin masa paraprake?

- Advertisement -

Nuk ka nevojë, tha Jonathan McDowell, një astrofizikan në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.

“Rrziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël – jo i papërfillshëm, mund të ndodhë – por mundësia është tepër e vogël. Dhe kështu që unë nuk do të humbja asnjë sekondë të gjumit për këtë”, tha ai.

“Ka gjëra shumë më të mëdha për t’u shqetësuar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit