10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Raketa kineze sonte mund të bjerë në Tokë

Rekomandime

Raketa e madhe kineze, që është jashtë kontrollit, pritet të rikthehet në Tokë gjatë kësaj fundjave, duke sjellë kështu shqetësimin se copëzat e saj mund të ketë ndikim në Tokë.

- Advertisement -

Rënia e saj mund të ndodh në natën e sotme ose gjatë së dielës, sipas zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes Mike Howard i cili tha se Komanda Hapësinore e SHBA po e ndjek trajektoren e saj, njofton Klan Kosova.

“Pika e saktë e hyrjes së raketës në atmosferën e Tokës nuk mund të përcaktohet vetëm brenda disa orësh nga rikthimi, por Skuadrilja e 18-të e Kontrollit Hapësinor po ofron informata të përditshme mbi vendndodhjen e raketës përmes faqes në internet të Ndjekjes së Hapësirës”, deklaroi Howard.

Lajmi i mirë është se copëzat që zhyten në drejtim të Tokës nuk pritet të shkaktojë humbje të jetëve të njerëzve.

- Advertisement -

“Mund të ketë ndonjë dëm ose mund ta godasë dikë, por dëmi do të jetë është shumë i vogël, gjithsesi jo i papërfillshëm, për këtë unë nuk do ta prishja gjumin për asnjë sekond, ” tha Jonathan McDoëell, një astrofizikant në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar zonën e rrezikut në sipërfaqet tokësore që përfshijnë Amerikën, Australinë dhe Afrikën, ndërsa edhe pjesë të Azisë, jugun e Japonisë, Spanja, Evropës, Portugalisë, Italisë dhe Greqisë.

- Advertisement -

Raketa u nis nga një stacion i ri kinez më 29 Prill, por më pas u la të hidhej nëpër hapësirë ​​e pakontrolluar derisa graviteti filloi ta tërhiqte atë përsëri në Tokë.

Pavarësisht përpjekjeve të fundit për të rregulluar dhe zbutur më mirë mbeturinat hapësinore, orbita e Tokës është e mbushur me qindra mijëra copëza hedhurinash të pakontrolluara, shumica e të cilave janë më të vogla se 10 centimetra, diku rreth 4 inç.

Objektet vazhdimisht bien nga orbita, megjithëse shumica e tyre digjen në atmosferën e Tokës përpara se të kenë një shans për të bërë një ndikim në sipërfaqe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit