6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rakic kërkonte ndihmë nga Vucic, Kurti thotë se shkoi atje për të qetësuar protestuesit

Rekomandime

Ka tre ditë që kur Njësia Speciale e Kosovës është vendosur në veri të vendit, me qëllim zbatimin e reciprocitetit të targave me Serbinë, duke bërë që kjo stituatë të ngjall reagime të shumta.

- Advertisement -

E për këtë situatë të krijuar ka folur së fundmi edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, derisa u pyet edhe për pjesëmarrjen e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës.

Në ditën e parë të aksionit ministri serb për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakic është parë në pikët kufitare mes Kosovësa dhe Serbisë, në Jarinje. Ai nga atje ka thënë se është në kontakt me Beogradin zyrtar.

Rakiq, i rrethuar nga protestuesit serbë ka thënë se është reaksion dhe jo aksion vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze të marrësh ate çka të pelqen. Ky nuk është aksion. Ky është reaksion. Populli është i frikësuar”, tha Rakiq.

Ai deklaroi se ka tentuar të kontaktojë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

“Kam tentuar të flas me Lajçakun por s’kemi marrë pergjigje. Jemi në kontakt me Beogradin”, tha Rakic.

E për këtë ka folur së fundmi edhe kryeministri Kurti, pasi nga ai u kërkua të merrte masa për këtë veprim të ministrit.

Kurti doli në mbrojtje të ministrit, derisa tha se ai ka bërë thirrje që të mos eskalonte situate.

’Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakic, nuk mund të ankohem për bashkëpunimim me të, dhe nuk e kam përshtypje që ai ka shkuar te pikat që të marrë pjesë në protestë, që të organizoj të tjerët, por përkundrazi me aq as jam informuar unë besoj që është përpjekur që situata të mos eskaloj, mos të ketë veprime të dhunshme, dhe mendoj që nuk duhet të marrë masa ndaj tij’’, tha Kurti.

Tutje ai shtoi se zbatimi i reciprocitetit të targave do vazhdoj të ndodh, por tha se do ishte mirë që qytetarët të vinin e të largonin vetvetiu këto targa ilegale, e të pajiseshin me targat e duhura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit