-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rakiqi paralajmëron reciprocitet pas zgjedhjeve të 3 prillit

Rekomandime

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Ai ka thënë se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.

- Advertisement -

Rakiq, kur u pyet se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë, pohoi se nuk mund të përgjigjet për këtë.

Sipas tij, ky lloj reciprociteti do të bëhet vetëm në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqit dhe Zveçanit, duke shtuar se më pas do të vendoset edhe në komunat tjera.

Serbët në Mitrovicë të Veriut janë duke protestuar që nga orët e para të mëngjesit, pasi kërkojnë që të lejohet mbajtja e referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi. Një pjesë e tyre e bënë një improvizim sikur janë duke votuar për referendumin serb.

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës dje e ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit në vend. Më pas, institucionet serbe u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë në katër qytete të Serbisë, në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit