3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rama “blindon” bregdetin me polici: Do konfiskojnë çdo çadër, shezllon apo strukturë pa dokumenta

Rekomandime

Ndarja e plazheve, që u bë shkak për katër vlktima në Velipojë, nxori në një konferencë për mediat kryeministrin Rama.

Ai tha se subjektet private kanë hasur vështirësi në aplikimin online pasi nuk e kanë kuptuar mirë procesin, por nga ana tjetër ai bëri përgjegjëse edhe bashkitë.

- Advertisement -

Rama paralajmëroi operatorët privatë t’i qëndrojnë strikt këtij procesi dhe të mos nisin operimin në kokën e tyre nëse nuk janë në rregull me dokumentacionin.

Për të garantuar këtë ai tha se policia do të jetë gjatë gjithë vijës bregdetare dhe do të konfiskojë çdo çadër, shezllon apo strukturë që është vendosur në mënyrë të paligjshme.

Rama: Hasën vështirësi për shkak se jo të gjitha subjektet private duan ta kuptojnë si funksionon ky proces. Në ndonjë rast edhe vetë ndonjë bashki e caktuar nuk ka kuptuar procesin ose nuk do të kuptojë procesin duke krijuar konfuzion dhe duke krijuar premisa për konflikt. Një gjë është e padiskutueshme, se ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose me pahir. Dua ti bëj thirrje sot të gjitha atyre subjekteve që nuk janë në rregull me dokumentacionin dhe që kanë operuar me teorinë e faktit të kryer që të largohen nga sipërfaqet që nuk ju takojnë me ligj dhe me rregull. Policia e shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë në vend çdo lloj çadre, shezlloni apo strukture ndihmëse që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjetit. Plazhet janë të popullit, të qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit