0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rama i përgjigjet komentuesit nga Kosova, ua jep edhe një rafal politikanëve në Prishtinë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka debatuar në Facebook me një qytetar nga Kosova.

- Advertisement -

Qytetari i tha të parit të qeverisë së Shqipërisë se “përfundimisht duhet ta kuptoni se Kosova nuk kthehet në Jugosllavi, siç po mendon ti e Vuçiqi’.

Rama në një përgjigje të gjatë, kritikoi të gjithë, përfshirë politikanët në Prishtinë.

“Kthimin e Kosovës në Jugosllavi e predikojnë ata që nuk e kanë kuptuar akoma as që Jugosllavinë nuk e ringjall dot as Tito po të ringjallet bashkë me komunizmin, as që kërcënimi i Kosovës sot nuk është fantazma e Jugosllavisë, po janë vetëizolimi, humbja e respektit të miqve të mëdhenj, mbyllja në një treg të vogël sa hapësira e saj, kufizimi i lëvizjes së njerëzve e mallrave, varfëria e papunësia që nuk kanë shans të luftohen me propagande luftarake e as me sulme qorre ndaj meje e ndaj Shqipërisë”, shkroi Rama.

- Advertisement -

Shefi i ekzekutivit shqiptar nuk e ka përkrahur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe të cilën e aplikoi qeveria e Ramush Haradinajt. Derisa mospajtime ka edhe me kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk mbështet idenë e minishengenit Ballkanik, projekt i cili sipas Ramës ‘herët a vonë do të përkrahet nga BE”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit