4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rama ia thotë Pacollit: Taksën rrugore nuk e heqim, ata që sjellin ndihma i paguajnë edhe 5 euro

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është bërë nervoz me kërkesat për heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit.

Ai i ka thënë Behgjet Pacollit që kjo tarifë nuk hiqet ndërkohë ka thënë se të prekurit nga tërmeti nuk duhet të zhvendosen në Kosovë sepse duhet të mbesin afër.

- Advertisement -

Edi Rama ka takuar spontanisht Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm në largim Behgjet Pacollin në zonat e prekura nga tërmeti duke e thirrur “Baca Behgjet”.

E kur zyrtari nga Kosova që tha se ka ofruar edhe ndihmë private për të prekurit nga tërmeti ofroi edhe ndihmë mjekësore Rama tha se ndihma është ofruar tashmë duke përmendur marrëveshjet e Shqipërisë me shtete tjera në fushën e shëndetësisë.

Rama po ashtu duke iu përgjigjur ofertës së Pacollit që qindra njerëz të stregohen në Kosovë ai ka thënë se ata duhet të mbesin në zonat afër.

- Advertisement -

Rama deklaroi se çështja kishte të bënte me perimetrin e vendosjes së qytetarëve shqiptarë, e të cilët nuk mund të vendoseshin larg shtëpive të tyre, larg punës e shkollës së tyre, po ashtu.

Megjithatë Kryeministri i Shqipërisë ka gjetur fjalë të mira për FSK’në e cila po ndihmon për gjetjen e personave apo trupave të mbetur nën rrënoja duke thënë se ata po bëjnë një punë të shkëlqyer.

- Advertisement -

Por, Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur t’i japë një porosi direkte Pacollit duke i kërkuar që t’ua bëjë me dije kosovarëve që të mos e kërkojnë heqjen e tarifës rrugore. Ai ka thënë se ata që cojnë ndihma i paguajnë edhe 5 euro.

“Tarifa tek rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e insfrastruktures, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër se sa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe ne Kosovë dhe në shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë sic i ka gjithë bota.

Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetvebten në kuptimin e garancisë së shërbimit . ështe pabesueshme kjo hisotri nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra” ka thënë Rama.

Me këtë është pajtuar edhe Pacolli duke thënë se pronari i shoqërisë koncesionare Shefqet Kastrati është takspagues i madh.

“ Është shumë banale të diskutoihet për atë …ai ndërmarrësi është kontribuues i madh” ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit