-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama mohon ndihmën e Kosovës për tërmetin: Të parët erdhën serbët

Rekomandime

Në krah Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama ka mohuar sot ndihmën e parë që erdhi nga Forcat Speciale të Kosovës në 26 nëntor kur veni ynë u godit nga tërmeti tragjik.

Forcat nga Kosova që mbërritën në Thumanë ende pa lindur dielli duket se nuk janë parë nga kryeministri, i cili sot u shpreh se ndihma e parë na erdhi nga Serbia.

- Advertisement -

Këto janë pamjet që rikthyen shpresën se nga rrënojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit do të nxirreshin të mbijetuarit, të cilët i luteshin zjarrfikësve shqiptarë për t’i nxjerrë, të cilët e kishin të pamundur për shkak të mungesës së mjeteve.

Me urdhër të kryeministrit të kohës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Forcat speciale të Kosovës kaluan kufirin shqiptar ende pa zbardhur dielli, siç e tregojnë edhe këto pamje.

Këto ishin ndihma e parë që i erdhi Shqipërisë në 26 nëntor, të cilën sot kryeministri Edi Rama e mohoi, duke pohuar se ndihma e parë erdhi nga Serbia e Maqedonia e Veriut, për të justifikuar kështu bashkëpunimin me Aleksandër Vuçiç e Zoran Zaev e duke sulmuar Kosovën.

- Advertisement -

Do të mbeten gjatë në mendjen e publikut kur forcat e Kosovës mbërritën në Thumanë, në zonën më të goditur nga tërmeti, e nisën menjëherë operacionin e kërkim shpëtimit, duke nxjerrë të mbijetuarit e parë.

E bashkë me qindra forcat nga Kosova, medalje mirnjohje do të meritonte edhe qeni I forcave speciale të Kosovës, të cilin Presidenti Ilir Meta e dekoroi në një aktivitet të Posaçëm në Prishtinë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit