2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rama në krah me Vuçiqin godet Kosovën: Refuzimi juaj i paktuptueshëm dhe i dëmshëm

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot ka drejtuar kritika ndaj Kosovës për shkak të refuzimit për të marrë pjesë në inicaitivën për Minishengen. Rama ka thënë se refuzimi i përsëritur i Kosovës për të marrë pjesë në takimet për Minishengen është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Prishtinën zyrtare.

“Për mua refuzimi i perseritur i Kosovës për të marrë pjesë është I pakuptueshëm. Përveç i pakutpueshëm është i dëshmësm për vetë Kosovën”, ka thënë Edi Rama.

- Advertisement -

Kreu i Shqipërisë ka thënë se historia nuk ka treguar asnjëherë që refuzimi dhe mbyllja kanë sjellë ndonjë gjë të mirë për gjeneratat e reja.

Vetëizolimi dhe mbyllja e refuzimi të kenë sjellë një të mira.

Apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme me gjeneratat e tjera, historia nuk e ka treguar këtë”, ka thënë ndër të tjera.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se plagët e të shkuarës, duke iu referuar raporteve Kosovë-Serbi, nuk sherohen me ‘helm’ e me ‘acid’, por duhet bërë përpjekje që përmes dialogut të shkohet përpara për të krijuar kushte më të mira.

Plagët e të shkuartës nuk kurohen me helm e me acid por me ilace dhe ilacet nuk mund ti shpikim. Mjafton të shohim si kanë funksionuar relaitete të ngjashme. Duhet të shohim se si dialogu i ka cuar vendet dhe popujt përpara, duke iu krijuar gjeneratave kushte më të mira”, ka potencuar Edi Rama.

- Advertisement -

Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë ka thënë se po bënë përpjekje për të ndërtuar ura të bashkëpunim. Sipas tij iniciatiava për Minishgenen është në përputhje me aspiratat për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.

Jemi këtu për të ndërtuar urën përmes të shkuares dhe të ardhmes. E shkuara që na ndanë, dhe e ardhmja që na bashkon. I gjithë ky process është në koherencë me ambicien e cdo vendi për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Duke bashkua frocat për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të krijuar në hapsirën tonë standartet që I përgjigjen katër lirive të BEsë”, ka shtuar tutje ai.

Ndër të tjera ka thënë se kjo nismë nuk do të ndalet.

“Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdoje me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të respektuar marrëveshjet që i kemi nënshkruar më parë”, ka përfunduar Rama, duke ia pasuar flajën kreut të shtetit malazez, Millo Gjukanoviq.

Aleksander Vucic në këtë organizim është pritur me protesta për shkak të deklarimeve të tij dhe mohimit të Masakrës së Recakut. Pjesëmarrja e Serbisë ka qenë edhe arsyeja pse Hashim Thaci ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit