-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rama në Samitin e Klimës: Na duhen para, por mos na i jepni borxh

Rekomandime

Edi Rama ka folur në Samitin e Klimës që po mbahet në Skoci. Duke folur në këtë samit ai është shprehur se Shqipëria po vuan pasojat e vendeve të mëdha, që janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.

Në fjalën e tij në samitin e klimës, që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë, Rama tha se Shqipëria është një vend jo ndotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.

- Advertisement -

‘Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim.

Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu. Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jo ndotës. Po, po, një vend jo ndotës’, tha Rama.

‘Prodhimi ynë i energjisë bazohet 100% në energji hidrike, 100% të rinovueshme. Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës.

- Advertisement -

Kështu që vendi im pyet, mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur. Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç.

Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit