1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rama nuk durohet pa e thumbuar Kurtin, thotë se Hoti e riparoi krisjen e raporteve me SHBA’në

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive ka goditur kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti, ka arritur që të rikthejë aty ku kanë qenë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Rama ka thënë se faktet dhe koha treguan se heqja e barrierave të dialogut tregoi se Kosova kishte qenë vetë problemi.

- Advertisement -

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, çfarëdo ikje nga dialogu krijon vetëm fitore në rrjete sociale e media, por e largon Kosovën nga fitorja reale dhe e dobëson në pozicionin ndërkombëtar

“E përgëzoj qeverinë e Kosovës qasjen konstruktive në dialog me Serbinë dhe koordinimin me BE’në dhe ShBA’në. Duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova fatkeqësisht ia vuri vetvetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument për të fituar çështjen e shtruar për zgjidhje. Çdo bishtnim ndaj dialogut krijon vetëm fitore iluzore në rrjetet sociale dhe në mexhelisin mediatik lokal por e largon fitoren reale dhe e dobëson pozicionin e Kosovës në raport me botën”, ka thënë Rama.

Ai tha se për pak kohë qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti arriti të restaurojë krizën e madhe që pati Kosova.

- Advertisement -

“Mendoj që sot jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve qoftë pasojat e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë qoftë edhe rezultatet e marrjes së një rruge me perspektivë në shumë pak kohë u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe dhe u arrit të hidhej një hap tjetër”, tha Rama.

Ai e quajti turp për BE’në mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

- Advertisement -

“Për liberalizimin e vizave për Kosovës, nuk më mbetet vetëm të përsëris që mosliberalizimi i vizave për Kosovës është një turp i BE’së I pajustifikueshëm për sa kohë kjo mbetet në fuqi jo sepse Kosova nuk ka bërë detyrat por për arsye se Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme të vendeve të caktuara të BE’së”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit