-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Rama nuk prish raportet me serbët për shqiptarët”/Loja me Minishengenin, Kosova duhet të përfshihet vetëm nëse ia kërkon ky shtet

Rekomandime

Tema e Minishegnenit Ballkanik vazhdon të jetë aktuale.

- Advertisement -

Madje, kjo ishte dhe arsyeja e përplasjes së ashpër në mes të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Sekretarit të Shtetit serb, Nemanja Staroviq.

Në Forumin në Dubrovnik që u mbajt javën e kaluar, kryediplomatja e shtetit të Kosovës e ka kundërshtuar ashpër dhe fuqishëm iniciativën e Minishengenit, duke e konsideruar atë si “false dhe kurth”, derisa ka bërë me dije se nuk duhet të shihet si alternativë për integrim në Bashkimin Evropian.

Për ta komentuar këtë dhe mundësinë që ky të jetë kurth për Kosovën, deklaroi Rexhep Shahu.

- Advertisement -

Minishengenin ai e ka quajtur dekoratë në gjokset e Ramës dhe Vuçiq, derisa ka thënë se për ballkanit është një kurth dhe kjo i intereson më së shumti Serbisë.

“Minishengeni ka kohë që për Vuçiqin, Ramën e Zaevin është si dekoratë varur në gjokset e tyre, që të duken si nxënës të dalluar para Evropës, për ballkanasit e tjerë është kurth, është si një shfaqje donkishoteske e Ramës dhe Vuçiqit. Serbisë më së shumti i intereson Minishengeni që Serbia të jetë lokomotiva e vendeve në Minishengen dhe Ramës i intereson të jetë lider së paku i njohur në rajon, i vlerësuar për gjuhë të butë e lojale me serbët, të jetë shqiptari i mirë jo i sertë që pranon të udhëhiqet nga Vuçiqi në proceset ballkanike sepse shqiptarët nuk bëhen bashkë”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Sipas Shahut, Rama nuk i prish raportet me serbët për shkak të Kosovës dhe se Kosova e ka kundërshtuar Minishengenin me të drejtë, pasi është lojë me rregulla të Serbisë.

“Rama nuk e ka problem, nuk prishet me serbët për interesat e Kosovës e për çështjen Kosovë edhe pse kishte e ka dëshirë të jetë si çadra e shqiptarëve. Kosova me të drejtë e ka kundërshtuar Minishengenin si një lojë me rregulla të vendosura nga serbët pa përfillë Kosovën. Edhe pse Rama për Minishengenin thirret në përkrahje e orientim amerikan, Kosova nuk e sheh të ketë orientim amerikan se po të jetë Minishengeni orientim e porosi amerikane, natyrisht që Kosova do të ishte e para në këtë mini organizim”, ka vlerësuar Rexhep Shahu.

Analisti ka shtuar se kjo lojë nuk është e mirë për Kosovën dhe duhet ta refuzojë atë por duhet të përfshihet në të vetëm nëse kërkon Amerika, ndërsa nëse ajo nuk ia kërkon, Kosova nuk duhet ta luajë lojën e Ramës dhe Vuçiqit.

“Ndaj ministrja e jashtme e Kosovës e kundërshton Minishengenin sepse duket që është si një ndeshje futbolli ku luan Serbia e Shqipëria e të tjerët të jenë spektatorë. Derisa nuk kemi parë asnjëherë entuziazëm nga Kosova e zyrtarët e saj për Minishengenin, e besoj se nuk është lojë e mirë për Kosovën. A duhet Kosova ta refuzojë këtë lojë apo jo, unë nuk e di, por di se nëse amerikanët i thonë Kosovës të përfshihen në këtë Minishengen, Kosova duhet të përfshihet, nëse amerikanët nuk i thonë qartë e prerë që të përfshihet, Kosova nuk ka pse luan lojën e Ramës e të Vuçiqit, dy liderë që kërkojnë kuota mbijetese politike. Pse them Amerika? Sepse Amerika sheh më qartë e më kthjellët për Kosovën e punët e Kosovës, ndërkohë që Serbia ka mbetur në lojën e saj të zvarritjes sepse i leverdis të zvarrisë zgjidhjen finale me shqiptarët, kërkon të blejë kohë por koha është e pasosshme dhe e pamjaftueshme njëkohësisht”, ka deklaruar Shahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit