1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama për raportet me serbët: Duhet të rritemi dhe t’i harrojmë rrëmujat e së shkuares

Rekomandime

Duke folur në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, kryeministri Edi Rama u ndal mes të tjerash edhe tek marrëdhënia me vendet e rajonit.

- Advertisement -

Kryeministri kujtoi fjalët e gjyshes së tij, teksa theksoi se fqinjët nuk mund t’i zgjedhim.

Rama tha se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, siç e quajti ai, duke iu referuar kështu marrëdhënies së shqiptarëve me serbët.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha, ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjeshtë një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, atë që po ndodh në Ukrainë, Rama e quajti si mësim të jashtëzakonshëm. Kreu i qeverisë vuri theksin te rruga e paqes.

“Ajo që po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej, në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm. Të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë historinë tonë.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ta bëjmë këtë bashkëpunim në vlerë të shtuar. Nuk ka aspak dyshim se individualisht jemi më mirë sot seç ishim më parë, por së bashku ende po humbasim shumë nga potenciali ynë për ta bërë jetën shumë më të mirë”, u shpreh ai. /REL

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit