1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rama për situatën në Ballkan: S’besoj se jemi në prag lufte, por këto janë simptoma të rrezikshme

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte kanë mbajtur një konferencë të përbashkët.

Rama është pyetur nga gazetarët për tensionet në Bosnje dhe shqetësimet për luftë. Kryeministri tha se nuk beson se do të ketë konflikte, por që është situatë e rrezikshme.

- Advertisement -

“Unë besoj që të gjithë në Ballkan, edhe ata që mund të konsiderohen si potencialisht faktor me kapacitet destabilizues e kanë kuptuar që kjo nuk sjell asgjë të mirë as për ata.

Lufta në Ballkan nuk është një mësim që e kemi marrë nga librat, por e kemi përjetuar direkt. Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti por këto janë simptoma të rrezikshme që duhen marrë me seriozisht”, tha Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit