Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpalosur albumin e takimeve të rëndësishme që pati në Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Mynih.
Në atë album, fotoja e parë është me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, krahas të tjerave.
Kurti dhe Rama kanë qenë për shumë vite në qendër të vëmendjes për shkak të mospajtimeve, kryesisht për raportet me Serbinë.
Vetëm javën e kaluar, Kurti tha se pajtohet me Ramën pothuajse në çdo aspekt, përveç faktit të iniciativës “Ballkani i Hapur”.
Si Kurti, ashtu edhe Rama, mbajtën takime me liderë e zyrtarë të shteteve më të fuqishme ekonomikisht e politikisht të botës.