Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një thënie të John Wayne në Facebook pak orë pasi protesta e Sali Berishës pranë selisë së PD’së eskaloi në dhunë.
Sot gjatë protestës, Sali Berisha, e ka akuzuar direk Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se po e mban peng Lulzim Bashën.
Rama, i cili nuk e ka komentuar edhe aq shumë përplasjen e madhe që po ndodh tash e sa kohë mes Bashës dhe Berishës ka zgjedhur që ta publikojë këtë thënie.
“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë. John Wayne”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook./gazetametro