-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ramabaja akuzoi Hazirin për marrëveshje të fshehtë me Listën Serbe, vjen reagimi i LDK-së në Gjilan

Rekomandime

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk arriti ta fitojë komunën prapë pa balotazh. Në studion e Pressingut, kryetari Latifi u akuzua nga analisti Sadri Ramaja për një marrëveshje të fshehtë me Listen Serbe. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan duke demantuar Ramabajën.

Koordinatori i Shtabit të LDK-së në Gjilan, Arber Ismajli, ka thënë se nuk është e vërtetë se ka ndonjë marrëveshje në mes të LDK-së në Gjilan dhe Listës Serbe.

- Advertisement -

Ismajli tha se pjesë e strukturave të institucioneve në Gjilan, janë edhe minoritetet. Duke u nisur nga nënkryetari i Komunës, e zëvendëskryesuesi i Kuvendin Komunal. Normalisht këtu nuk ka asgjë të keqe.

“Janë banorë të komunës së Gjilanit, po ju konfirmoj që nënkryetari i Komunës vjen nga komuniteti Rom, gjithashtu kemi edhe zv/kryesuesin e Kuvendit Komunal në Gjilan që vjen nga komuniteti serb, pra ne jemi munduar që kërkesat e tyre si komunitet t’i realizojmë, nuk kemi bërë ndarje asnjëherë ne investime, ata kane menduar që besimin për të parin e Gjilanit ta ndajnë me ne dhe absolutisht nuk po shoh asnjë të keqe në këtë çështje”, është shprehur Ismajli.

“Është vullnet i qytetareve se kënd e votojnë por në të njëjtën kohë nuk është etike të behet zhurmë në diçka që të gjithë jemi dëshmitarë se këta qytetarë janë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Republikën e Kosovës dhe respektojnë institucionet e Republikës”, ka thënë Ismajli.

- Advertisement -

Tutje, ia njoftoi se në vendvotimet serbe ka edhe shqiptarë të cilët votojnë aty, për të cilët ceku edhe me emër.

“Edhe një informate tjetër qe me përgjegjësi e them që në vendvotimet serbe ka edhe shqiptarë që kanë votuar, p.sh Lirije Kajtazi ne 2017 ka votuar në vendvotim serbe”, ka thënë Ismajli.

- Advertisement -

Profesori Sadri Ramabaj në emisionin Pressing të T7, ka thënë se ekziston një marrëveshje e fshehtë në mes të kandidatit për kryetar të Gjilanit nga LDK, Lutfi Hazirit dhe Listës Serbe, shkruan Express.

Ramabaja akuzoi mediat lidhur me këtë çështje kanë heshtur, edhe pse Klan Kosova ka raportuar para 2 ore lidhur me këtë zhvillim.

“Ka 48 orë që qarkullon lajm për një marrëveshje të fshehtë mes Lutfi Hazirit dhe Listës Serbe. Por, mediat kanë heshtur deri sot. Këto informacione më kanë ardhur nga KQZ-ja”, është shprehur Ramabaja.

“Sa për qind e qytetarëve serbë që kanë votuar për Listën Serbe, përafërsisht po aq kanë votuar për Lutfi Hazirin atje”, ka thënë Ramabaja.

“Është shumë lehtë të vërtetohet”.

“Po të kishin votuar për Albinin, e dini çfarë do të bënin mediat”, vazhdoi me akuzën ndaj mediave.

E analisti Dukagjin Gorani ka thënë se nëse kjo është e vërtetë atëherë ky zhvillim i jep një fije shprese.

“Unë nuk e besoj atë. E dyta unë mendoj që banorët serbë që votojnë për një kandidat shqiptar, është njëfarë fije shprese”, ka thënë Gorani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit