1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ramadani: Koronavirusi ende është prezent, në shtator do të ballafaqohemi me dy virus

Rekomandime

Epidemiologu kosovar, Naser Ramadani, duke folur rreth uljes së rasteve pozitive me COVID19 dhe rritjen e tyre me të shëruar, ka thënë se virusi akoma është në qarkullim prandaj duket t’u përmbahemi rekomandimeve të IKSHPK-së.“Mund të ketë shpërthim të vatrave, pasi virusi është akoma prezent, është në qarkullim.

- Advertisement -

Virusi nuk ka ikë nga këtu, nëse rekomandimet nuk zbatohen.Duhet mbajtur distanca deri në 2 metra, që të na ndihmojnë dhe neve, duke mos dalë në grumbuj, e as në veturë të ketë më shumë se 1 person. Të vendosen maskat.

Ky është edhe apeli ynë, që nëse i kemi lehtësu masat, në mënyrë që t’i kryejmë punët që mos të jemi totalisht të shkëputur, por duhet t’u përbahemi edhe rregullave të reja”, tha ai në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi tutje se s’do të ketë valë të dytë nëse i përmbahemi masave.“Nëse s’i përmbahemi do të ketë valë të dytë. Pasi vaksinë nuk ka. Në këtë mënyrë t’i zbatojmë masat sepse me atë të tyre e kemi zvogëlu edhe valën e epidemisë që gragualisht po shuhet, duke e mbajtur nën kontroll.

- Advertisement -

Nëse jemmi të pakujdesshëm do ta rrezikojmë shëndetin tonë dhe të familjes tonë”.Ramadani tregoi se a kthehet koronavirusi tek një person i shëruar dhe a do të ketë virus në sezonën e vjeshtës.“Personi i shëruar, aktualisht nuk ka vërtetu askush për rikthim, ka vetëm hipoteza. Personi që ka qenë i infektuar dhe për shërimit, që është verifiku me dy teste negative ai konsiderohet i shëndoshur.

Por, të gjithë personat pa dallim duhet t’i përballet rregullave dhe rekomandimeve, pasi çdo person mund t’i infektojë personat e tjerë nga sëmundjet ngjitëse jo vetëm nga COVID19.Në valën e dytë, në shtator dhe tetor do të ballafaqohemi nga dy virus, së pari ai sezonal, por dhe COVID19″.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit