1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ramadani: Nuk ka vend për panik, Kosova e përgatitur për koronavirusin

Rekomandime

Nga e shtuna në Kosovë është dyshuar për tri raste të prekura me virusin që po merr jetë njerëzish nga e gjithë bota. Megjithatë, rezultatet që janë bërë për tre këta persona, tregojnë se në vend ende nuk ka persona të prekur me koronavirusin.

- Advertisement -

Një gjë të tillë ka konfirmuar për KP, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili derisa thotë se nuk duhet të ketë panik, bën thirrje për kujdes të higjienës personale.

Naser Ramadani në një intervistë tregon se tashmë ka raste të shtuara të pacientëve që vijnë vullnetarisht për t’u diagnostifikuar nëse janë të prekur me këto sëmundje apo jo.

Sipas Ramadanit, krejt procedura e futjes në punë për të diagnostifikuar një person nëse është i prekur me këtë virus apo jo, është tri orë e gjysmë deri katër. Për çka u zotua se është procedura më moderne. Ndër të tjera, ai ka treguar se cilat janë simptomat e këtij virusi.

- Advertisement -

Nga e shtuna është dyshuar për tre pacientë të cilët kanë këtë virus, e për këtë Ramadani thotë se analizat tregojnë se janë negativë.

Naser Ramadani shton se janë duke ndërmarrë masa të parandalimit, duke dhënë edhe rekomandime për higjienë personale të secilit qytetarë.

- Advertisement -

Ai ka rekomanduar që të pastrohen sa më shpesh duart, në mënyrë që të mos mbetet virus në duart, të ketë kujdes gjatë përgatitjes së ushqimit, e po ashtu edhe gjatë teshtitjes të ketë kujdes në mbrojtën e të tjerëve, duke vendosur dorën para gojës. Ndryshe, deri më tani në Itali është shënuar viktima e gjashtë si shkak i prekjes me këtë virus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit