4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ramën e zbritën nga avioni se nuk mbante maskën, Spiropali: Gjermanët nuk e dinin me kë kishin të bënin

Rekomandime

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar për incidentin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lufthansës nga Gjermania për në SHBA, ku është nxjerrë nga avioni për shkak të refuzimit për të vendosur maskën kundër COVID.

Edi Rama shkakton skandal, ndërhyn policia gjermane

- Advertisement -

Spiropali tha në “Zonë e Lirë” se lajmi është i vjetër dhe se kompania ka kërkuar falje. Sipas saj, bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit