2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ramiz Kelemendi: Të gjithë votat e punëtorëve të mi shkojnë për PDK’në

Rekomandime

Ramiz Kelmendi anëtari më i ri i PDK’së, ka thënë se ai kërkon nga punëtorët e tij që vullnetarisht ta votojnë partinë në të cilën gjendet ai.

- Advertisement -

Kelmendi pak ditë më parë u rikthye te partia e dikurshme e tij, në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka treguar se është duke lobuar për partinë e Veselit dhe po kërkon vota për të.

“Unë në të gjithë kohën dhe ne të kaluarën për të treguar për votën që e sjelli në parti dal dhe e kërkoj vullnetarisht atë, edhe tash shkoj vet edhe te biznesët edhe te të punësuarit e mij për të kërkuar vota për PDK” tha Kelmendi në Klan Kosova.

- Advertisement -

Tutje ai ka treguar se është hera e katër që kërkon vota nga punëtorët e tij, ndërsa hera e parë që nuk kërkon për vete.

“Eshtë hera e parë që kërkojë votë prej punëtorëve të mij, të gjitha ato do të shkojnë për PDK’në”, tha Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit