-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ramiz Kelmendi: Paga e kryeministrit e presidentes duhet të bëhet 5 mijë euro

Rekomandime

Afaristi Ramiz Kelmendi në Kanal10 ka komentuar situatën ekonomike në Kosovë, ku sipas tij pagat do të duhej të rriteshin, nëse dëshirojmë që ekonomia të rritet.

Kelmendi ka thënë se neëse kryeministri do ta kishte pagën 5000 euro, paga mesatare për qytetarë mund të bëhet 700 euro.

- Advertisement -

“Paga e kryeministrit është mizore, paga e presidentit është mizore, çka dojnë me bo ata me atë pagë, as një pushim s’mund ta bëjnë. Paga e kryeministrit duhet me qenë 5 mijë euro, në privat ke paga prej 5 mijë deri në 10 mijë euro, e nëse kryeministri e ka atë pagë, paga mesatare do duhej të ishte 700 euro”, është shprehur Kelmendi.

“Nëse paga mesatare do të ishte 700 euro, kush do të shkonte në Gjermani? Askush. Bile do të vinin edhe nga vendet tjera që të punonin tek ne”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit