11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ramiz Lladrovci i bën thirrje Enver Hoxhajt që mos të kandidojë për kryetar të PDK-së

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka bërë thirrje Enver Hoxhajt që mos ta shpallë kandidaturën për kryetar të PDK-së.

Ai tha se gara në Konventën e PDK-së, që do të mbahet me 3 korrik, në mes të kandidatëve nuk do t’i bëjë mirë partisë dhe as kandidaturave.

- Advertisement -

“Gara në Konventën e jashtëzakonshme, mund të sjell reflektime përtej qëllimit të mirë të saj, anëtarësisë dhe delegatëve për fuqizimin e PDK-së. Mendoj se beteja për kandidatura, për kohën dhe momentin tejet të ndjeshëm kur dy liderët tanë janë padrejtësisht në Hagë, nuk i bëjnë mirë as PDK-së, as kandidaturave”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje, Lladrovci ka thënë se kandidatura e Krasniqit mjafton për t’i plotësuar siç tha ai të pathënat e ditura për PDK-në e fortë, unike dhe të qëndrueshme.

Motivi i kësaj letre, jo vetëm që është tepër miqësor dhe i sinqertë, por, e konsideroj edhe si vijim i rrugës së përkushtimit të përbashkët, në funksion të unitetit, harmonisë, sepse, gara në këtë kohë, nuk është e shëndetshme. Këtë garë do ta quaja luks të tepruar dhe të gabueshëm, andaj, edhe konsideroj se vetëm kandidatura e z. Krasniqi do t’i plotësonte të pathënat e ditura, për PDK të fortë, unike dhe të qëndrueshme”, deklaroi më tutje Lladrovci.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i tij:

Miku im Enver,

- Advertisement -

Meqenëse koha për kandidatura po rrjedh, megjithatë, po e them mendimin tim për situatën. Jemi para një dite të rëndësishme për PDK-në, anëtarësinë e gjerë, kryesinë dhe qytetarët e vendit, por edhe për themeluesit e këtij subjekti politik. Jemi para ditës së Konventës e cila mund të jetë me unitetit të plotë dhe më pak unitet.

Gjithsesi, para kësaj dite të jashtëzakonshme, gjendeni edhe Ju, si intelektual, si qytetar dhe drejtues i PDK-së, dhe si ushtrues detyre i Kryetarit të PDK-së. Andaj, po të drejtohem me këtë opinion, për këtë ditë.

Ju keni pasur përgjegjësinë dhe peshën më të rëndë kur keni marrë përsipër ta udhëhiqni një subjekt me trashëgiminë që asnjë subjekt nuk e ka në Kosovë. Asnjë subjekt politik në Kosovë nuk mund të lavdërohet me vlerat dhe veprat e mira për Republikën e Kosovës. Kjo përgjegjësi nuk ishte e lehtë. Të lumtë.

Gara në Konventën e jashtëzakonshme, mund të sjell reflektime përtej qëllimit të mirë të saj, anëtarësisë dhe delegatëve për fuqizimin e PDK-së. Mendoj se beteja për kandidatura, për kohën dhe momentin tejet të ndjeshëm kur dy liderët tanë janë padrejtësisht në Hagë, nuk i bëjnë mirë as PDK-së, as kandidaturave.

Duke qenë se z. Memli Krasniqi e ka publikuar kandidaturën para jush, dalja juaj me kandidaturën e dytë, nuk mendoj se i sjell as unitet, as plotësim të pritjeve dhe mesazheve të anëtarësisë së gjerë, madje as qëllimit të liderëve tanë që kanë dëshmuar altruizëm dhe vetë sakrifikim për qëllime më madhore.

Motivi i kësaj letre, jo vetëm që është tepër miqësor dhe i sinqertë, por, e konsideroj edhe si vijim i rrugës së përkushtimit të përbashkët, në funksion të unitetit, harmonisë, sepse, gara në këtë kohë, nuk është e shëndetshme. Këtë garë do ta quaja luks të tepruar dhe të gabueshëm, andaj, edhe konsideroj se vetëm kandidatura e z. Krasniqi do t’i plotësonte të pathënat e ditura, për PDK të fortë, unike dhe të qëndrueshme.

PDK ishte dhe mbetet boshti kurrizor i shtetit dhe shtetësisë së Kosovës, gardiane e vlerave euro-atlantike dhe proceseve me interes nacional, sot e nesër. Ta bëjmë PDK-në më të fortë, edhe ju e keni këtë në dorë, miku im, Enver, ashtu siç e ka edhe z. Memli Krasniqi.

Suksese!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit