1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ramosaj: Dyshohet se helmimi mund të jetë i qëllimshëm, po i presim analizat biologjike

Rekomandime

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka folur për situatën e krijuar pas dyshimeve se qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijës.

Ramosaj në një konferencë për media tha se kjo është hera e dytë që paraqitet një rast i tillë.

- Advertisement -

Ai tha kjo po e shtyjn pushtetin lokal në Deçan të mendojë se është diçka e qëllimshme.

“Dy herë brenda një muaji e kemi pasur situatën e njëjtë kështu që po na shtynë që të mendojnë që kjo është diçka e qëllimshme. Por, le të mbetet në dorën e Prokurorisë së Shtetit që t’i zhvillojë hetimet. Nëse vërtetohet se ka pasur helmim atëherë ne ndaj Ujësjellësit Regjional “Hidrodrini” do të marrim masat ligjore në fuqi të shtetit të Kosovës”.

Ramosaj shtoi se tashmë i kanë marrë rezultatet kimike dhe janë në pritje edhe të atyre biologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Pejë.

- Advertisement -

Sipas tij bazuar në rezultatet në aspektin kimik uji nuk paraqet ndonjë problem dhe se mund të përdoret për pije, por rezultatet biologjike do të vërtetojnë shkakun.

I pari i Deçanit tha se 884 banorë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

- Advertisement -

“Ne kemi pasur katër takime me IKSHPK-në në Pejë. Rezultatet kimike i kemi marrë nga ata. Tani po i presim edhe rezultatet biologjike deri kah mbrëmja edhe pastaj duhet edhe analiza të tjera. Kimikisht është vlerësuar që nuk ka ndonjë telashe për përdorimin e ujit të pijes. Tani jemi duke pritur edhe analizat biologjike. Deri më tani 884 pacientë i kanë pasur simptomat e njëjtë”.

“Ditën e shtunë i kemi pasur 164 raste. Fillimisht është dyshuar që është një sëmundje virale apo sezonale. Kur numri ka filluar që të rritet dhe simptomat kanë qenë të njëjta ne kemi dyshuar se helmimi ka ardhur nga uji. Për këtë shkak në 10 fshatra e kemi ndërprerë furnizimin me ujë të pijes”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit