Kryetarja e GP të VV-së në Kuvend, Mimoza Kusari – Lila është përplasur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn lidhur me çështjen e gazit dhe krizës energjetike nga e cila rrezikohet edhe Kosova.
Kusari-Lila ka thënë që Haradinaj ia ka futur me debatin për krizën energjetike sot.
“Ramush aspak unë s’ia futa por ia ke fut ti për debat sot sepse në këtë kërkesë ti ke shkruar që Kosova rrezikon krizë energjetike, për këtë duhet me u diversifiku për gaz.
E sot kriza energjetike është e shkaktuar si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimit të gazit në botë. E kjo nuk është vetëm për gazin rus”, ka thënë ajo.
Pas kësaj Haradinaj e ka pyetur se “Unë se përdora fjalën ia ka fut a? S’po më kujtohet. Me të futne… Ju kërkoj falje”.