2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ramush Haradinaj e shpall kandidaturën për President

Rekomandime

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK’së ka bërë me dije se partia e ka autorizuar që të zhvillojë negociata për zgjerimin e koalicionit aktual. Po ashtu kreu i AAK ka bërë me dije se ka ambicie të jetë President dhe se për të kjo është “përgjegjësi e lartë dhe nder i veçantë”

- Advertisement -

Por, Haradinaj është kujdesur të thotë në postimin e tij se do të donte ta pasonte Thaçin vetëm pasi ky ta përfundonte mandatin e jo si pasojë e largimit nga gjykata Speciale.

“Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë” ka shkruar Haradinaj.

Ky pozicion i Haradinajt është bërë në kohën kur PDK po diskutohet se do të futet në Qeveri me ambicie po ashtu për postin e presidentit. Isa Muatafa ka kohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai personalisht të jetë President i ri pasi Thaci të përfundojë mandatin.

- Advertisement -

Ndryshe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë besimin nga AAK’ja që të negociojë për rikonfigurimin e Qeverisë dhe për postin e Presidentit.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”.

- Advertisement -

Isa Mustafa sot gjatë ditës në një prononcim për T7 ka thënë se cështja e Presidentit ende nuk është në rend dite por me partnerët do të flas për cështjet e koalicionit dhe zgjerimit eventual të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit